Rreth 18,2 milion njerëz me të drejtë vote sot do të votojnë për njërin prej 14 kandidatëve për president të Rumanisë.
Supozohet se asnjëri nga kandidatët nuk do të fitojë 50 për qind të votave dhe më 24 nëntor do të mbahet rrethi i dytë i zgjedhjeve presidenciale.
Favorit i zgjedhjeve është shefi aktual i shtetit Klaus Johanis me mbështetje prej mbi 45 për qind. Por, sipas rezultateve të hulumtimit të mendimit publik e paqartë është se cili kandidat do të përballet me Johanis në rrethin e dytë.
Kandidati i pavarur aktori Mirçea Dijakonu i cili e ka mbështetjen prej dy partive më të vogla në Parlament – PRO Rumanisë dhe ALDE ka mbështetje prej rreth 16 për qind, me çka është para kandidatëve të Partisë socialdemokrate (PSD), Viorica Dançilla edhe para regjisorit Dan Barna lider i Unionit djathtist-qendror Ruaje Rumaninë” (USR), partia politike e tretë më e madhe në Rumani, e cila është mbështetur edhe nga PLUS, partia e ish kryeministrit Daçijan Ciollosh.
Johanis është ish lider i Partisë Liberale Kombëtare (PNL), e cila të hënën ka formuar qeveri të pakicës të udhëhequr nga kryeministri Ludovik Orban. Qeveria socialdemokrate e Dançillës ishte detyruar të tërhiqet prejse në tetor i ishte shprehur mosbesim në Parlament nën presion të protestave antiqeveritare për shkak të skandaleve korruptuese. Ish lideri i socialdemokratëve Liviu Dragnea është dënuar për shkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare.
Presidenti rumun ka mandat pesë vjeçar, ai është përgjegjës për politikën e jashtme, praninë në samitet e BE-së dhe është kryekomandant i forcave të armatosura. Presidenti e emëron kryeministrin dhe gjykatësit.
Rumania është anëtare e Bashkimit Evropian nga viti 2007, ndërsa më shumë se 25 për qind e banorëve të saj jetojnë me më pak se 5,50 dollarë në ditë. Rreth katër milion rumun jetojnë në vende të huaja.
Rumunët pranverën e ardhshme do të votojnë në zgjedhjet lokale, ndërsa në fund të vitit 2020 janë parashikuar zgjedhje të parakohshme.