Gjermania sot do të ketë president të ri, i cili zgjidhet në Parlament, ndërsa sipas marrëveshjes së partive më të mëdha, ai do të jetë Frank-Valter Shtajnmaer. Gjykata Kushtetuese Federale në vitin 2014 konfirmoi se presidenti i Gjermanisë e përfaqëson vendin gjatë vizitave jashtë vendit, ndërsa në plan të brendshëm e simbolizon unitetin e vendit. Funksioni i tij dhe detyra janë reduktuar në mënyrë të konsiderueshme për shkak të përvojës nga Gjermania naziste. Presidenti angazhohet për të drejtat e njeriut, promovon sundimin e së drejtës dhe dialog demokratik. Temat e tij themelore gjithashtu janë sigurimi i paqes, luftë kundër terrorizimit, unitet evropian dhe mbrojtja e klimës dhe mjedisit natyror. Shefi i shtetit gjerman e propozon kancelarin, emëron dhe shkarkon ministra, si dhe gjykatës federal, funksionar të lartë shtetëror dhe persona ushtarak.