Mbi 6,8 milionë bullgarë me të drejtë vote sot do të votojnë në zgjedhjet për president të ri të Bullgarisë, i cili do ta trashëgojë shefin aktual të shtetit Rosen Plevneliev, i cili vendosi të mos kandidohet për mandat të ri presidencial.
Në garën për funksionin e presidentit marrin pjesë gjithsej 21 kandidatë të propozuar nga partitë politike, koalicionet dhe nismat e pavarura civile.
Anketat e mendimit publik tregojnë se presidenti i ri bullgar nuk do të dihet të dielën, por se trashëgimtari i Plevnelievit do të zgjidhet madje pas raundit të dytë që duhet të mbahet më 13 nëntor.
Sipas hulumtimeve të fundit të mendimit publik sot do të zhvillohet luftë e pasigurt dhe e ngushtë mes kandidatit të partisë në pushtet Qytetarët për zhvillim evropian të Bullgarisë (GREB), kryetares aktuale të Kuvendit popullor bullgar, Cecka Caçeva dhe kandidatit të pavarur gjenerali Rumen Radev, i cili ka mbështetje të fuqisë më të madhe opozitare në vend, Partisë Socialiste bullgare (BSP).
Pothuajse është e sigurt se këto dy kandidatë do ta kenë ballafaqimin e tyre përfundimtar më 13 nëntor, por nuk dihet se cili prej tyre mund të bëhet president i ri bullgar.