Mbi 56 milionë qytetarë sot votojnë në zgjedhjet e parakohshme presidenciale dhe parlamentare në Turqi.
Në garën presidencial marrin pjesë gjashtë kandidatë: Rexhep Taip Erdogan, Dogu Perinçek, Meral Aksener, Muharem Inxhe, Selahatin Demirtash dhe Temel Karamolaoglu.
Favorit është presidenti aktual i Turqisë, Erdogani, i cili pothuajse 16 vjet fiton në të gjitha zgjedhjet në të cilat mori pjesë.
Sondazhet në periudhën parazgjedhore, theksojnë se Erdogan fiton midis 45 dhe 55 për qind mbështetje nga qytetarët turq, por realiteti është tejet ndryshe, sepse, sipas shumë interpretimeve të analistëve, ai mund të fitojë edhe 10 për qind më pak mbështetje.
Në zgjedhjet parlamentare marrin pjesë tetë parti të bashkuara në dy koalicione parazgjedhore.
Njëra është Aleanca Kombëtare (apo Aleanca republikane) e përbërë nga Partia në pushtet e Drejtësisë dhe Zhvillimit dhe Partia e Lëvizjes Kombëtare, ndërsa jozyrtarisht është e mbështetur nga Partia e Unitetit të Madh.
Koalicioni tjetër është Lidhja e Kombit, e përbërë nga Partia Republikane Popullore kryesore opozitare, Partia e Mirë dhe Partia e Lumturisë, ndërsa jozyrtarisht i mbështet Partia Demokratike.
Në zgjedhje krahas partive të dy koalicioneve të mëdha marrin pjesë edhe tre parti tjera – Partia Popullore Demokratike prokurde dhe Partia e Atdheut Huda-par.
Në pajtim me ndryshimet ligjore, Parlamenti turk do të ketë 600 në vend 550 anëtarë në të ardhmen. Mandati i presidentit dhe deputetëve zgjat pesë vjet.