Luksemburg, 11 tetor 2018 – Në Luksemburg të dielën do të mbahen zgjedhje parlamentare, ndërsa hulumtimet sociologjike tregojnë se fitues do të jetë Partia krishtere-nacionale, që është shumë e sigurt që kryeministri i tanishëm Ksavie Betel nga Partia liberale demokratike ta humb funksionin.
Nëse ndodh një gjë e tillë, do të goditet edhe unioni i formuar nga presidenti francez Emanuel Makron me liderët e Belgjikës, Holandës dhe Luksemburgut, qëllimi i të cilit është mbrojtja e Evropës së bashkuar nga nacionalizmi.
Rezultate nga votimi do të tregojnë nëse koalicioni midis Partisë demokratike, Partisë punëtore socialiste të Luksemburgut dhe “Të gjelbërve” do të arrijë të qëndrojë në pushtet, ose qeverinë e re do ta përbëjnë forca tjera politike.
“Motivi më i rëndësishëm për votim në zgjedhjet parlamentare është situata ekonomike e Luksemburgut”, theksoi psikologu nga Universiteti i Luksemburgut Filip Poarie.
Rezultate e para nga zgjedhjet do të shpallen të njëjtën natë, pas çka do të fillojë periudha e negociatave për përbërjen e qeverisë.