Varshavë, 13 tetor – Në Poloni po mbahen zgjedhjet parlamentare, në të cilat, sipas anketave, pritet fitore bindëse për Jarosllav Kaçinski dhe Partinë në pushtet të së Drejtës dhe Drejtësisë.
Partia pritet t’i fitojë më shumë vota sesa në zgjedhjet paraprake në vitin 2015 dhe mund të fitojë vende të mjaftueshme parlamentare që vetë të formojë qeveri.
Votuesit duhet t’i zgjedhin 460 deputetë për Dhomën e Poshtme të Parlamentit dhe 100 anëtarë për Senatin (Dhomën e Epërme të Parlamentit).
Vendvotimet do të mbyllen në orën 21 sipas kohës lokale, ndërsa rezultatet e para pritet nesër.