Diku mbi 6,4 milionë austriakë me të drejtë vote sot zgjedhin përbërje të re të Dhomës së Ulët në Parlament, Këshillin kombëtar. Vendvotimet në pjesën më të madhe të vendit janë hapur në orën 7 dhe votimi zgjat deri në orën 17, ndërsa në disa krahina procesi i votimit zgjat prej orës 8 deri në orën 16. Rezultatet fillestare nga zgjedhjet priten diku pas orës 19:30. Në garën për 183 vende në Këshillin kombëtar në këto zgjedhje të parakohshme parlamentare, që mbahen një vit para terminit të rregullt, marrin pjesë 17-të lista të partive dhe koalicioneve, prej të cilave 10 në territorin e tërë Austrisë, ndërsa shtatë vetëm në disa krahina. Megjithatë, pritet në përbërjen e re parlamentare vende të sigurojë vetëm gjashtë parti.Anketat e fundit të mendimit publik tregojnë se fituesi në zgjedhjet duhet të kërkohet mes Partisë Kombëtare Austriake konservative (OVP) të Sebastian Kurc dhe Partisë djathtiste populiste të Lirisë së Austrisë (FPO) të Hajnc-Krisitijan Shtrahe.Duke pasur parasysh renditjen e pritur të forcave në Këshillin e ri kombëtar, pothuajse është e sigurt që qeverinë e re do ta formojnë dy të tretat e partive udhëheqëse.