Rreth 11 milionë australianë sot votojnë për zgjedhje të përbërjes së re të Parlamentit federal australian, pas fushatës 36-ditore, ku tema kryesore ishin ndryshimet klimatike dhe gjendja në ekonomi.
Banorët e Australisë zgjedhin 40 nga gjithsej 76 anëtarët e Senatit dhe të gjithë 151 anëtarët e Dhomës përfaqësuese. Për funksionin senator do të garojnë 458, ndërsa për anëtarë të Dhomës së Poshtme gjithsej 1.056 kandidatë.
Beteja kryesore megjithatë do të zhvillohet për Dhomën përfaqësuese, pasi partia ose koalicioni që do të fitojë shumicë në të, do të fitojë mandat për përbërje të qeverisë.
Siç njoftoi DPA, anketat e fundit të mendimit publik tregojnë se Partia Laburiste në opozitë e ish aktivistit sindikal Bill Shorten me siguri do të korr fitore të ngushtë ndaj koalicionit konservativ mes Partisë Liberale dhe Partisë Kombëtare, i udhëhequr nga kryeministri, Skot Morison.
Votimi, i cili zhvillohet në rreth 7.000 vendvotime në pjesën kontinentale të vendit dhe në territoret detare, duke përfshirë edhe Antartikun, filloi në ora 8 sipas kohës lokale dhe do të zgjat deri ora 18. (koha.mk)