Sarajevë, 7 tetor – Në Bosnjë e Hercegovinë sot mbahen zgjedhje, të tetat me radhë të të gjithë niveleve të pushtetit nga shpallja e pavarësisë së këtij shtetit në vitin 1992. Zgjedhjet realizohen pa ndryshim paraprak të Ligjit zgjedhor që është shpallur për jo-kushtetues. Mediat në shtet si problem e theksojnë edhe listën zgjedhore që nuk është pastruar. Madje sërish ballafaqohen me opsione thuajse identike ai ato për të cilët votuan në 2,5 dekadat e kaluara të cilët ky shtet në kombinime të ndryshme e mbajnë të robëruar në përplasje etnike, korrupsion, moszhvillim ekonomik dhe mjerim social. Në zgjedhje marrin pjesë gjithsej 128 subjekte politike, dhe kjo do të thotë se kushtet për kandidim i përmbushën 53 parti politike, 36 koalicione dhe 46 kandidatë të pavarur. Në listat zgjedhore janë emra të 7.497 personave të cilët dëshirojnë të jenë pjesë e pushtetit.
Ata garojnë për anëtarë të Presidencës së BeH-së, për deputetë në parlamentin e BeH-së, deputetë në Dhomën Përfaqësuese të Parlamentit Federata e BeH-së, përfaqësues në Kuvendin Popullor të RS, për kryetar dhe dy nënkryetarë të atij entiteti dhe për deputetë në kuvendet e dhjetë zhupanive në Federatën e BeH-së. Të drejtë vote në zgjedhje kanë diçka më shumë se 3,3 milionë votues. Kjo e dhënë shkakton polemikë për shkak se në regjistrimin nga viti 2013 në BeH është konfirmuar se ka rreth 3,5 milionë banorë. Sipas mediave lokale është fakt se numri i votuesve rritet në çdo cikël zgjedhor në BeH. Në zgjedhjet në vitin 2000 të drejtë vote kanë pasur 2,5 milionë votues të regjistruar dhe kjo shifër sot është rritur për thuajse një milion.
Në zgjedhjet në vitin 1996 kishte jehonë prej 83 për qind, ndërsa në zgjedhjet e fundit lokale para dy viteve morën pjesë rreth 55 për qind e trupit votues. Pushteti lokal në BeH do të dërgohet pa progres drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO për shkak të fushatës zgjedhore është bllokuar procedura për përgjigje nga pyetësori i BE-së dhe me këtë statusi eventual i kandidatit për anëtarësim në Union në Sarajevë nuk mund të pritet para fundit të vitit 2019. Megjithatë, kjo është nën kusht që negociatat për pushtetet e reja të të gjithë niveleve të jenë të shpejta dhe të mos zgjasin me muaj madje edhe 1,5 vite siç ishte rasti paraprakisht. Në rrethanat ekzistuese është reale që BeH të fitojë pushtet të ri deri në pranverë të vitit të ardhshëm.