Madrid, 4 maj – Më shumë se pesë milion qytetarë, sot do të votojnë për 136 anëtarë të Kuvendit lokal të rajonit autonom spanjoll të Madridit.
Socialistët, të cilët fituan 27 për qind dy vjet më parë por kurrë nuk gjetën partnerë qeverisës të koalicionit, tani pritet të fitojnë 22 për qind të votave.
Partia Popullore parashikohet të fitojë rreth 40 për qind nga vetëm 22 për qind dy vjet më parë, duke dyfishuar numrin e vendeve. Sidoqoftë, kjo nuk do të jetë e mjaftueshme që ajo të qeverisë e vetme dhe ajo mund t’i drejtohet partisë “Voks” së ekstremit të djathtë për mbështetje.