Zgjedhja e kryerevizorit nesër para Komisionit

7

Shkup, 5 dhjetor – Kryetari i Komisionit kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve, ilia Dimovski për nesër caktoi vazhdim të tre mbledhjeve, ndërsa në njërën prej tyre sërish është zgjedhja e revizorit kryesor.

Burime kuvendore thonë se është arritur marrëveshje mes përfaqësuesve të partive politike se kush do të jetë revizori i ardhshëm dhe presin që kjo të zyrtarizohet nesër.

Deklaratat e fundit edhe nga pushteti edhe nga opozita javën e kaluar ishin se angazhohen për konsensus të gjerë për kandidatin për revizor kryesor shtetëror.

Revizioni shtetëror është bllokuar tashmë disa muaj, ndërkaq pothuajse dx vite nuk ka revizor kryesor.

Në rend dite të vazhdimeve të tjera të mbledhjeve të Komisionit janë edhe caktimi i propozimeve për emërim të drejtorit dhe të zëvendës drejtorit të Agjencisë për mbrojtje të së drejtës së qasjes së lirë drejt informatave të karakterit publik, emërimi i drejtorit të Agjencisë për cilësi në arsimin e lartë, zgjedhja e drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Drejtorisë për mbrojtje të të dhënave personale, emërimi i anëtarit të Komisionit shtetëror për vendimmarrje në procedurë drejtuese dhe procedurë të marrëdhënies së punës në shkallë të dytë, zgjedhja e anëtarit të Këshillit të prokurorëve publik të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Para deputetëve janë edhe propozimet për emërim të anëtarëve të KD të Agjencisë për rregullim të sektorit hekurudhor, Kontrollim të kandidaturave të parashtruara rreth vendimit për shpallje të konkursit publik për zgjedhje të anëtarëve të Komisionit për parandalim dhe mbrojtje nga diskriminimi, si dhe zgjedhja e anëtarëve të Këshillit gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ndryshimi i Vendimit për emërim të kryetarit, nënkryetarit, anëtarëve dhe zëvendësanëtarëve të Këshillit nacional për eurointegrime, Vazhdimi i procedurës rreth Vendimit për shpallje të Konkursit publik për zgjedhje të anëtarëve të Këshillit të ASHAAM dhe Vazhdimi i procedurës rreth Vendimit për shpallje të Konkursit publik për emërim të anëtarëve të Këshillit programor të Radio Televizionit të Maqedonisë (RTM).

Comments are closed.