Shkup, 4 shtator – Kryeministri Zoran Zaev sot deklaroi se nuk e din se kush është kandidati i ri për drejtor të Agjencisë Operative Teknike sepse ajo është punë de dputetëve dhe se për të më me rëndësi është të zgjidhet njeri i cili do të jetë profesionist dhe ekspert.
“Vetëm u dhashë detyrë grupit të deputetëve sepse bënin konsultime me mua për të gjetur zgjidhje profesionale dhe eksperte. Më informuan se është gjetur zgjidhja, As që interesohem, as që më duhet të di. Përse? Sepse ai është hapi i parë përpara se kemi mësuar diçka nga e kaluara”, tha zaev, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve në Qeveri pas nënshkrimit të marrëveshjeve për mbështetje fiannciare për hapje të biznes-akceleratorëve për të rinj.