Shkup, 14 dhjetor – Përzgjedhja e përbërjes së re të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) e prêt pasardhësin e Nikolla Gruevskit për lider të ri të VMRO-DPMNE-së. Burime të kuvendit për portalin sakamdakazam.mk thonë se jo vetëm zgjedhja për KSHZ-në, por edhe ndryshimet e propozuara për Ligjin e këshillit gjyqësor, për ndërprerjen e Këshillit për vërtetimin e fakteve dhe përgjegjësitë e gjykatësve si dhe Ligji për mbrojtje të dëshmitarëve, që janë pjesë e reformave në gjyqësor që i kërkon Brukseli, sipas të gjitha gjasave do të jenë në rend dite në komisionin e kuvendit pas 23 dhjetorit kur edhe do të mbahet Kongresi në Vallandovë, ku duhet të zgjidhet lideri i ri i VMRO-DPMNE-së, transmeton Koha.
Deri në këto moment në ueb faqen e Kuvendit nuk ka paralajmërime për caktimin e vazhdimit të seancës në të cilën duhet të diskutohet për ndërprerjen e këshillit për vërtetimin e fakteve dhe ngritje të çështjes për vërtetimin e përgjegjësisë së gjykatësve, ndryshimin e Ligjit për Këshill gjyqësor si dhe Mbrojtje të dëshmitarëve. Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi për të premten ka caktuar seancë kuvendi ku pritet të miratohet Buxheti i vitit 2018.