Një virtyt shumë i çuditshëm sinqeriteti. Me fjalë, të gjithë thonë se duan të rrethohen nga persona të sinqertë, pa qime në gjuhë dhe mbi të gjitha të ndërshëm intelektualisht, por kur këta persona thonë diçka bezdisëse, që mundet mos të pëlqehet, atëherë ndizen dinamika të çuditshme. Prandaj, sinqeriteti është i vlerësuar vetëm kur ndahen qëllime të njëjta, mendime dhe preference me ndjeshmërinë e dëgjuesit ose lexuesit. Kështu duket dhe askush më mirë se Mesut Mezut Özil nuk mund ta dëshmojë. Fantazisti iArsenal thotë gjithmonë atë që mendon dhe pikërisht për këtë arsye ndodhet në mes të stuhive mediatike.
E ka bërë sërish, cicëroi në “Twitter”. Do të kishte qenë më mirë që truri ofensiv i “Topçinjve” të ishte limituar me postimin precedent. Një mesazh afërsie, me zemër, te vogëlushi Charlie Middleton, që ndërroi jetë më datë 23 tetor, në moshën 12-vjeçare. Por mëngjesin e nesërm, gjermani ra në grackën e pyetjeve të bëra në “Twitter”. Një komentues e pyeste fantazistin e Arsenal se cili ishte stadiumi i preferuar i tij për të luajtur dhe Ozil u përgjigj: “Santiago Bernabeu”. Një përgjigje kjo tërësisht e sinqertë, por që ka thyer jo pak zemra nga tifozët e Arsenalit.
Tifozët nuk e kanë marrë mirë përgjigjen që injoronte shtëpinë e “Topçinjve”. Përveç reagimeve përmes ikonave, kishte edhe tifozë me një nivel të lartë ironie që komentuan: “Çfarë mënyre e çuditshme për të artikuluar ‘Emirates Stadium’!”. Në fund të fundit, për çfarë mund të akuzohet këtë herë Ozil? Fundja, vetëm sa është përgjigjur sinqerisht një pyetje dhe nëse mendon se stadium i tij i preferuar për të luajtur është “Bernabeu”, kjo jo detyrimisht e bën “Emirates” një stadium të dorës së dytë. Është e vështirë të jesh i sinqertë dhe më e vështirë të jesh Özil!