Pas shkarkimit të Ançelotit, Bajerni është hedhur në sulm për gjetjen e trajnerit që pritet të zëvendësojë italianin. Tekniku aktual i Liverpulit, Jurgen Klop dhe ai Dortmundit, Tomas Tuhel janë dy emrat më të lakuar në ambientet e klubit bavarez, sipas asaj që raportojnë mediat gjermane. Shanset që Klop të rikthehet përsëri në Gjermani duken pothuajse të pamundur, kështu që drejtuesit bavarez e shohin si mundësi ideale emërimin e Tuhelit në krye të pankinës.
44-vjeçari gjerman është kapur “mat” ditën e sotme duke fluturuar për në Mynih dhe me shumë gjasa do të zhvillojë një takim me drejtuesit për të vendosur rreth së ardhmes. Përveç Dortmundit, Tuhel në të kaluarën ka drejtuar edhe Mainzin dhe shikohet si një nga trajnerët më me prespektivë të së ardhmes.