Tiranë, 14 dhjetor – Shqipëria si anëtare e NATO-s na bën më të sigurt, deklaroi sot në Tiranë, zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Rouz Gotemeler, pas takimit me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, Ditmir Bushati.
Duke e vlerësuar lartë kontributin e Shqipërisë në NATO , në konferencën e përbashkët për shtyp me Bushatin, Gotemeler u ndal në situatën në rajon, duke shtuar se Aleanca Veriatlantike e ka përforcuar angazhimin e mëtutjeshëm praktik të Ballkanit Perëndimor.
“NATO e mbështet dialogun me ndërmjetësim të BE-së midis Prishtinës dhe Beogradit si rrugë të vetme për paqe dhe stabilitet në rajon. Ne presim që Shqipëria të vazhdojë që ta shfrytëzojë ndikimin e vet në këtë proces, ndërsa Prishtina dhe Beogradi të tregojnë qetësi dhe përmbajtje”, deklaroi Gotemeler.
Ajo theksoi se vitin e ardhshëm, kur festohet 70 vjetori i themelimit të NATO-s e pret Shqipërinë të marrë pjesë në këtë ngjarje, e cila përputhet me dhjetëvjetorin e anëtarësimit të vendit në Aleancë.
“E kam shprehur gatishmërinë tonë për të bashkëpunuat më tutje, me qëllim që rajoni edhe më gjerë të jetë i shenjtë. Informova gjithashtu se vendi ynë e ka rritur buxhetin për mbrojtje, për të vazhduar me kontributin e tij në misionet dhe operacionet e NATO-s”, deklaroi mes tjerash Bushati, i cili lartë e vlerësoi praninë e KFOR-it në Kosovë.
Tëvendëssekretarja e NATO-s, sipas mediumeve shqiptare, si kërcënime kryesore të sigurimit në rajon i theksoi “përzierjen agresive të Rusië, shkeljen më të re të marrëveshjes për mburojë interkontinentale raketore, por edhe luftën për ndikim në Ballkanin Perëndimor”.
Vizita e përfaqësues së lartë të NATO-s vjen pas takimit të ministrave të punëve të jashtme të vendeve anëtare të Aleancës të mbajtur në Bruksel.
Në kuadër të qëndrimit në Shqipëri, Gotemeler do të takohet edhe me ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, kryeministrin Edi Rama dhe me presidentin Ilir Meta.