Carles Vilarrubi ka dhënë dorëheqje nga posti i zëvendëspresidentit te Barcelona pas vendimit që ndeshja ndaj Las Palmasit të zhvillohej.
Përballja në ligë ishte nën dyshim pas skenave të dhunës në qytetin e Katalonisë pasi policia nuk lejonte njerëzit të votonin në një referendum të ndaluar për ndarje nga Spanja.
Klubi kërkoi që ndeshja të mos zhvillohej, por ajo nuk u lejua dhe takimi u zhvillua pa shikues. Ndeshjen Barcelona e fitoi 3 me 0.
Më shumë se 400 persona janë lënduar nga përplasja me policinë.