Në kuadër të projektit për përmirësimin e shërbimeve nëpër komuna, zëvendësministrja e Financave Shiret Elezi sot ka qëndruar në komunën e Sarajit ku edhe është bërë promovimi i projektit të financuar përmes MSIP dhe IPA mjete nga Banka Botërore dhe BE-ja në bashkëpunim me Ministrinë e Financave.
“Sot në komunën e Sarajit kam nderin të promovojmë poashtu projektin e rradhës të rëndësishëm të realizuar nga mjetet e Bashkimit Europian së bashku në “Projektin e përmirësimit të shërbimeve të komunave – MSIP”, të financuara nga Banka Botërore për furnizimin e makinerisë speciale për mbledhjen e mbeturinave dhe kontenjerave për mbledhjen e të njëjtave në vlerë prej 7.3 milion denarë në territorin e komunës së Sarajit”, theksoi gjatë promovimit të këtij projekti, Elezi.
Shfrytëzues të këtyre granteve janë gjithsej 78 komuna prej të cilave 61 janë komuna rurale ndërsa 17 janë komuna urbane. Me IPA grantin financohen projekte infrastrukturore që sigurojnë zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik, zhvillimin social dhe territorial të vendit dhe ndikojnë në zvogëlimin e dallimeve rajonale përmes ndërtimit dhe përmirësimin e infrastrukturës e mjediseve rurale.
Që nga muaji korrik i vitit 2018, të gjitha 78 komunat nënshkruan marrëveshje për IPA grant me Ministrinë e Financave. me çrast disa komuna marrin pjesë me më shumë se një nën-projekt dhe kanë projekte në faza të ndryshme të zbatimit. Ky projekt është shumë i rëndësishëm për përmirësimin e cilësisë së jetës për banorët në këtë fshat dhe konfirmon angazhimin e Qeverisë për të mbështetur projektet e ndryshme te komunave.
“Bashkimi Evropian ofroj 15.5 milionë euro për zhvillim të infrastrukturës rurale. Vlera e përgjithshme e programit, duke përfshirë bashkëfinancimin nga ana e buxhetit te shtetit është 20.667 milionë euro. Programin e zbaton Ministria e Financave dhe ai administrohet nga ana e Bankës botërore. Këto mjete janë ndarë për komunat në formën e granteve dhe duhet të kontribuojë për përmirësimin e infrastrukturës në zonat rurale”, theksoi zëvendësministrja e Financave Elezi.
Përveç kësaj, në kuadër të komponentit IPA, janë siguruar mjete për realizimin e projekteve komunale me energji-efektive përkatësisht ngritjen e sistemeve fotovoltaike në ndërtesat publike. Ме këtë aktivitet do të përfshihen 36 komuna të 4 rajoneve me BPV më të ulët për banorë. Sipas aplikimeve komunale, sistemet fotovoltaike do të vendosen në objektet e shkollave, stacionet e mbrojtjes nga zjarri, ndërtesa administrative, stacione pastrimi dhe kështu me radhë, njoftohet në kumtesën e Ministrisë së Financave.