Shkup, 10 qershor – Zëvendësministri i Drejtësisë, Agim Nuhiu, ka takuar sot, kryetarin e Odës së Afarizmit të Kosovës, z. Skënder Krasniqi.
Ai pas takimit, ka cekur se angazhohet për lehtësimin e procedurave për qarkullimin e mallrave me Kosovën.
Ja postimi:
Bashkë me Shefin e kabinetit z. Arkin Jahiji dhe bashkëpuntorët e Ministrisë së Drejtësisë realizuam takim pune me udhëheqësinë e Odës së Afarizmit të Kosovës.
Bashkë vlerësuam se çdo iniciativë për lehtësimin e qarkullimit të mallërave dhe dhënien e shërbimeve është me rëndesi për qytetarët, për shtetet tona dhe për rajonin!