Shkup, 30 tetor – Shkatërrimi i së keqes më të madhe – terrorizmit dhe krimit transnacional, të cilët paraqesin sfidë globale në mbarë botën, imponojnë qasje serioze, bashkëpunim ndërinstitucional dhe bashkëpunim mes policive jo vetë nga vendet nga rajoni, por edhe më gjerë. Në suaza të veprimit të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë, bashkëpunimi ndërkombëtar policor është me rëndësi të jashtëzakonshme gjatë identifikimit, profilimit dhe shkatërrimit të grupeve kriminale që veprojnë në nivel ndërkombëtar.
Këtë, mes tjerash, e theksoi zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu gjatë fjalimit të sotëm në konferencën dyditëshe kushtuar shkatërrimit të krimit serioz në Ballkanin Perëndimor, që po mbahet në Brindizi të Italisë, ndërkaq në organizim të Ministrisë italiane të Punëve të Brendshme.
Zëvendësministri Nuhiu, kumtoi sot se MPB, potencoi se Republika e Maqedonisë vitin e kaluar e vendosi Komitetin nacional për parandalim të ekstremizmit të dhunshëm dhe luftës kundër terrorizmit, si trup kompetent për ndërtimin e strategjive, koordinim të aktiviteteve mes subjekteve të rëndësishme në pjesën e identifikimit të hershëm, parandalimit, e deri te ndjekja dhe sanksionimi i kryesve.
“Në atë kuptim, në prill të këtij viti janë miratuar edhe dy strategjitë nacionale me plane të aksionit për realizimin e qëllimeve strategjike, dhe atë Strategjia nacionale për parandalim të ekstremizmit të dhunshëm dhe Strategjia nacionale për luftë kundër terrorizmit, dokumente strategjike të zhvilluara në bazë të parimeve të përbashkëta kryesore dhe qëllimeve strategjike, të cilat janë në funksion të sigurisë dhe sigurisë së qytetarëve, sundimit të së drejtës dhe vlerave demokratike dhe ndërtimit të institucioneve inkluzive”, theksoi Nuhiu.
Zëvendësministri Nuhiu potencoi se për shkak të realizimit të bashkëpunimit të shtuar dhe më efikas mes vendeve nga rajoni, por edhe mes vendeve nga Ballkani Perëndimor dhe vendeve anëtare të BE-së, nevojitet promovim i Ciklit politik të prioriteteve të BE-së, sistem që deri më tani u tregua si me të vërtetë efektiv në raport me përcaktimin e prioriteteve strategjike jo vetëm në shërbimet policore, por edhe në prokuroritë publike, më pas edukimi dhe trajnimi i hetuesve dhe analistëve në pjesën e të dhënave financiare, luftës kundër korrupsionit, ndjekjes së gjendjes në nivel rajonal, por edhe më gjerë.
Përndryshe, gjatë ditës, në margjina të konferencës ministrore, zëvendësministri Nuhiu së bashku me drejtorin e Byrosë për siguri publike pranë MPB-së, Sasho Tasevski, do të realizojnë takim me shefin e policisë italiane, drejtorin e përgjithshëm për siguri publike, Franko Gabrieli, si dhe me zëvendësministrin e Punëve të Brendshme të Republikës së Italisë, Stefano Kandiani.