Zëvendësministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Jani Makraduli sot dhe nesër do të marrë pjesë në Konferencën e parë të shteteve anëtare të Konventës së Minamatës për merkurin që po mbahet në Gjenevë, Zvicër.
Konferenca zgjat nga data 24 e deri më 29 shtator, ndërsa qëllimi është që të bashkohen liderët e të gjitha palëve të prekura të cilat do t’i prezantojnë pikëpamjet e tyre për aksionet që duhet të ndërmerren në luftën kundër ndotjes nga merkuri (Hg) në nivel global.