Athinë, 5 dhjetor – Kryeministri i Greqisë, Kirijakos Micotakis e pranoi dorëheqjen e zëvendësministrit të Punëve të Jashtme të Greqisë, të angazhuar për diasporën, Andonis Dhiamataris, njofton korrespondentja e MIA-s nga Athina.
Dorëheqja e zëvendës MPJ vjen pas shkrimeve në media dhe reagimit nga SYRIZA opozitare se Dhiamataris në biografinë e tij në sajtin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, shkruan se posedon titull master nga Universiteti Kolumbia, mirëpo nga vetë Universiteti për mediat greke në SHBA kanë thënë se ai nuk i ka përfunduar, por vetëm është regjistruar në programin konkret.