Zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Visar Ganiu, dje e vizitoi shkollën e mesme “Cvetan Dimov” në Shkup, ku përuroi renovimet e tërësishme që janë kryer në shkollë, ku është pritur nga drejtori I shkollës Besnik Ajeti.
Siç theksojnë nga Kabineti i zëvendësministrit, ai në këtë rast thënë se, Ministria e Arsimit në të ardhmen do të thithë mjete për investime dhe renovime nëpër shkollat e vendit me qëllim që arsimi fillor dhe i mesëm të merr pamjen e merituar, ndërsa nxënësve t’u sigurohen kushtet e nevojshme për realizim të procesit edukativo-arsimor.