Zëvendës ministri i Arsimit dhe Shkencës Visar Ganiu, mbrëmë u takua me drejtorë te shkollave fillore te komunës së Çairit dhe Butelit. Në takim u bë fjalë për menaxhimin e arsimit fillor, përgatitjen e shkollave për vitin shkollor 2017/2018, kushtet që shkollat u ofrorojne nxënsëve dhe nevojat e tyre që kanë të bëjnë me zhvillimin e mirëfilltë të procesit edukativo-arsimor. Siç dihet sot fillon mësimi dhe zëvendës ministri u uroi drejtorëve punë të mbarë.