Madrid, 25 mars – Zëvendëskryeministrja spanjolle Karmen Kalvo (63) është pozitive në koronavirus, bëri të ditur Qeveria në Madrid.
Rezultati pozitiv ka mbërritur sot pasi testi paraprak ka qenë negativ. Testi është përsëritur sepse rezultatet paraprake kanë qenë të dyshimta, bëri të ditur Qeveria spanjolle.
Siç theksohet, Kalvo ndjehet mirë.