Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, sot do të qëndrojë për vizitë njëditore në Republikën e Serbisë, ku do të realizojë takime me ministren për Integrime Evropiane, Jadranka Joksimoviq, me kryetarin e Bordit për Çështje Evropiane në Kuvendin e Republikës së Serbisë, Nenad Çanak, si dhe me Koordinatoren e Konventës Nacionale për BE-në në Republikën e Serbisë, Natasha Dragojloviq.
Në takim do të hapen tema për progresin e marrëdhënieve mes dy vendeve, potencialet në kuadër të bashkëpunimit rajonal, si dhe perspektivat evropiane të rajonit në kontekst me ngjarjet e rëndësishme të ardhshme siç që janë: Strategjia e zgjerimit, Raporti i Komisionit Evropian për vendet e rajonit, Samiti për zgjerim në Sofje, etj.
Vizita në Beograd është pjesë e turneut ballkanik, të cilin zëvendëskryeministri Osmani e filloi me vizitat e tij në Athinë dhe Tiranë në fillim të këtij muaji, ndërkaq pas vizitës së tij në Beograd, do të vazhdojë me vizitë edhe në Sofje.