Shkup, 28 janar – Në kuadër të mini – turneut për vizitë në vendet – kryesues me BE-në. zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, për vizitë punë do të qëndrojë ne Republikën e Rumanisë ku parashihet të mbajë një sërë takimesh me kreun shtetëror të vendit, informojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane.
Krahas homologut të tij, ministrit të deleguar për Çështje Evropiane të Rumanisë, Xhorxhe Çamba, Osmani do të mbajë takime edhe me kryeministren Viorika Dançila, ministrin e Punë të Jashtme Teodor Maleshnaku, si dhe përfaqësues të Parlamentit të Rumanisë, mes të cilave edhe me kryetaren e Komisionit për Çështje Evropiane në Senatin e Rumanisë, Gabriela Kretu.
Duke e pasur parasysh faktin se nga 15 janari Rumania mori kryesimin gjashtëmujor me Bashkimin Evropian, në takime pritet të hapen çështjet për prioritetet e kryesimit të Rumanisë; sfidat dhe perspektivat e zgjerimit të Unionit me vendet e Ballkanit Perëndimor si dhe mbështetja bilaterale nga ana e Rumanisë, në veçanti për procesin e integrimit euro- atlantik të Maqedonisë.
Në kuadër të mini- turneut, Osmani do të realizojë vizita edhe në Finlandë dhe në Kroaci, si vende që pas Rumanisë do të kryesojnë me Këshillin e Bashkimit Evropian. (koha.mk)