Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, prej sot do të qëndrojë për vizitë pune në Republikën e Estonisë, ku pritet të realizojë takim me ministrin e Punëve të Jashtme të Estonisë, Sven Mikser. Pritet që të diskutohet për prioritetet e presidencës estoneze me Këshillin e Bashkimit Evropian deri në fund të vitit, politikën e zgjerimit si dhe procesin euro- integrues të Republikës së Maqedonisë.
Gjatë vizitës Osmani do të realizojë takim edhe me Kalen Jarac, Drejtor në zyrën për Çështje evropiane në Qeverinë e Republikës së Estonisë, me Tomas Vitsut, kryetar i Komisionit për çështje evropiane në Parlamentin estonez, si dhe me kryetarin e Grupit parlamentar mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Estonisë, Erik Nils Kros. Me ta Osmani do të bisedojë për bashkëpunimin bilateral, bashkëpunimi rajonal, zgjerimi i Bashkimit Evropian me vendet e Ballkanit Perëndimor si dhe avancimi i marrëdhënieve të ndërsjella të Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Estonisë. Pas përfundimit të vizitës në Republikën e Estonisë, Zëvendëskryeministri Osmani do të udhëtojë në Bruksel, dhe do ti bashkohet delegacionit të udhëhequr nga Kryeministri Zoran Zaev, ku do të realizojnë sërë takimesh me përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian.