Zëvendëskryetari i angazhuar për Çështje Evropiane, Bujar Osmani sot në Prishtinë do të marrë pjesë në Forumin politik të organizuar nga Instituti “Demokracia në zhvillim”, Qendra e Kosovës për Studime të Sigurisë dhe nga “Grupi Hulumtues Ballkanik”. Osmani do të mbajë fjalim në panelin, “Strategjia për zgjerim të BE-së dhe Procesit të Berlinit për Ballkanin Perëndimor”, ku së bashku me ministrat e punëve të jashtme të Ksosovës dhe të Shqipërisë, Bexhet Pacolli dhe Ditmir Bushati do t’i prezantojnë mundësitë për avancimin e bashkëpunimit rajonal dhe benefitet nga ajo për vendet e Ballkanit. Në Forumin e titulluar “Dekada e ardhshme, bashkëpunimi rajonal dhe integrimi evropian” janë paralajmëruar fjalime edhe të përfaqësuesve të lartë shtetëror të Kosovës si presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramudh Haradinaj, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli.