Shkup, 19 tetor 2020 (MIA) – Marrëdhëniet bilatrale, integrimi evropian i Maqedonisë së Veriut, si dhe përmbushja e agjendës reformuese evropiane ishin temat të cilat sot i diskutuan Zëvendëskryetari i Qeverisë për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov dhe Ambasadori i Hungarisë Laslo Ishtvan Duks.
Zëvendëskryeministri Dimitrov theksoi se mbështetja hungareze për integrimet e rajonit, si dhe ndihma e përgjithshme në politikë, ekonomi dhe në zhvillim për vendin tonë është e rëndësisë së veçantë edhe në këtë periudhë.
“Jemi mirënjohës për ndihmën konkrete me ekspertët hungarez për funksionimin në përforcimin e kapaciteteve tona administrative si nevojë për ndërlidhje për fillimin e negociatave me Unionin”, tha Dimitrov.
Bashkëbiseduesit iu referuan edhe Raportit të Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut, për çka u dakorduan se paraqet konfirmim për përkushtimin tonë në reforma dhe valorizimin e përpjekjeve në kontekstin e kapitullit të ri të procesit aderues – fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian deri në fund të vitit.