Shkup, 11 prill – Zëvendëskryeministri i angazhuar për Çështje Ekonomike Koço Angjushev dhe ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Goran Sugareski do të qëndrojnë për vizitë zyrtare në Beograd ku do të realizojnë takim me përfaqësues të Qeverisë serbe dhe të Odës Ekonomik të Serbisë.
Siç kumtuan nga kabineti i zëvendëskryeministrit, Angjushev dhe Sugareski do të takohen me nënkryetaren e Qeverisë të Serbisë dhe ministren për Ndërtimtari, Infrastrukturë dhe Komunikacion Zorana Mihajlloviç dhe ministrin e Transportit dhe Lidhje Goran Sugareski.
Zëvendëskryeministrit Angjushev dhe ministri Sugareski, në hapësirat e Odës Ekonomike të Serbisë, do të realizojnë takim me kryetarin e Odës Marko Çadezh, ndërsa më pas, para përfaqësuesve të kompanive, anëtare të odës, do të prezantohen mundësitë për investim dhe masat për mbështetje të ekonomisë nga Plani për zhvillim ekonomik të Qeverisë të Republikës së Maqedonisë.