Zëvendësdrejtori i “Halkbank” turk, Mehmet Hakan Atila është arrestuar në SHBA, njoftoi televizioni turk NTV. Atila është akuzuar se i ka shkelur sanksionet e SHBA-së ndaj Iranit. Zëvendësdrejtori i “Hallkbank” është arrestuar mbrëmë në aeroportin ndërkombëtar “Xhon.F Kenedi” në Nju-Jork. Lidhur me arrestimi, banka kumtoi se i ka “ndërmarrë aktivitet e nevojshme”.