Tetovë/Bogovinë, 12 nëntor – Zëvendës drejtori i Agjencisë për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural Abdulselam Selami sot ka qëndruar në komunën e Bogovinës ku njëkohësisht ka lëshuar në përdorim rrugën që lidh fshatrat Bogovinë dhe Sedllarcë e Epërme.
‘Komuna e Bigovinës përveç këtij projekti nga ana e Agjencisë i janë miratuar edhe dy projekte të tjera dhe atë rruga në fshatin Kamjan dhe nga planet urbanistike rruga që lidh fshatrat Pirok, Sedlarcë, Kamjan, Pallçisht dhe Siniçan apo mbi 60% të teritorit të komunës së Bogovinës. Me anë të ktyre projekteve zhvillojmë vendet rurale dhe përmisojmë infrastrukturën në vende rurale. Mjetet janë siguruar nga buxheti i shtetit’, shprehet kështu zëvendës drejtori Selami.
Rruga Bogovinë- Sedlarcë e Epërme me gjatësi mbi 2 km që sot e lëshuam në përdorim.Kënaqësi nga zhvillimi i vendeve rurale !
Publiée par Abdul-Selam Selami sur Mardi 12 novembre 2019