Shkup, 19 korrik – Sot, Inspektorati i Komunës së Çairit me ndihmën e kompanisë së kontraktuar për rrënimin e objekteve pa leje në Komunën e Çairit, ka ndërmarrë veprimet e saja konform ligjit, duke demoluar disa shtylla të mbindërtimit në objektin e banimit kolektiv në rrugën xxx në lagjen e Fushë Tophanes.
Njëherit Komuna e Çairit i informon të gjithë personat fizik e juridik të mos ndërmarrin asnjë veprim për ndërtime pa leje në Komunën e Çairit. Komuna e Çairit do të ketë zero tolerancë ndaj ndërtuesve ilegal ndërsa ju informon se aksioni i rrënimeve do të vazhdojë edhe në ditët në vijim.
Njëherit Komuna e Çairit falënderon ministrinë e punëve të brendshme të Maqedonisë për asistencën dhe mbështetjen e vazhdueshme si dhe qytetarët tanë për mirëkuptimin!