Shkup, 31 tetor) – Teatri i vallëzimit Shkup sonte prej orës 20:00 në Qendrën kulturore për të rinj do ta shfaq shfaqjen “ZERO” – Mbrëmja e koreografëve të rinj. Përbëhet nga katër koreografi, prej të cilave premierë do të shfaqet “Pa ndalesë” në regji të Matea Kiseliçka, me muzikë të Zek Hemsi.
Tri veprat e tjera nga shfaqja janë: “Alfabeti” i Jakub Munko, me muzikë të Viktor Apostollovski dhe Johan Johanson, “Një” në koreografi të Aleksandara Petrushevskës, me muzikë të Aleksandar Grozdanovskit dhe “Unë dhe Ju” në koreografi të Dejan Bitrovskit.
Teatri i vallëzimit Shkup, të cilin e udhëheqë koreografja Risima Risimkin, kumtoi se “ZERO”-n ia kushton primabalerinës së vdekur kohë më parë, Jagoda Sllaneva, e cila ishte pjesë e ekipit të tyre.