Ish deputeti Izet Zeqiri ka ngritur shqetësimin sa i takon emigrimit të të rinjve shqiptarë nga Pollogu.
Përmes të dhënave tabelore ai tregon se për 7 vite ka ulje të numrit të nxënësve, që është njëherësh edhe më i madh në rajon.
Postimi i plotë në Fejsbuk:
Emigrimi i të rinjve shqiptarë nga Pollogu për një jetë më të mirë.
Nga 2010/2011 deri 2016/2017 kemi zvogëlim 5.298 nxënësve te shkollave të mesme në Pollog. Zvogëlimi i nxënësve të shkollave të mesme në Pollog është më i madh se çdo rajon tjetër. /Medial.mk/