Shkup, 16 prill – Në rastin gjyqësor për tentim vrasjen e Ziadin Selës, pyetjeve të prokurorit Darko Jakimovski iu përgjigj edhe deputeti Muhamed Zeqiri. Në dëshminë e tij, për ngjarjen e dhunshme që ndodhën në Kuvend më 27 prill te vitit të kaluar, Zeqiri tha se Sela u qëllua nga distanca me mjete të forta, pastaj personi parë që e tërhoqi Selen nga turma ishte Aleksandar Janevski, i njohur si Aco Tosta. Deputeti dëshmoi se edhe i dyshuari Sasho Senkov filloi të godas Selën dhe e përplasën në mes të sallës së konferencës së mediave. Personi me maske i veshur me fanellë të kaltër, jepte urdhra se kush të sulmohej nga protestuesit.