Tetovë, 23 janar – Disa mosmarrëveshje në dhomë në spitalin e Tetovës kanë përfunduar mbrëmë me zënkë fizike. Sipas informatave të para, dy tetovarë kanë sjell një shok i cili ka qenë në gjendje të alkoolizuar në spital, ndërsa në dhomën ku ka nisur zënka edhe llogaritja fizike me persona tjerë të cilët veçmë kanë qenë aty.
“Dje në orën 23 në SPB- Tetovë, i punësuar në klinikën e Tetovës ka lajmëruar se në një nga dhomat e spitalit në Repartin intern është prishur rendi publik dhe qetësia me llogaritje fizike mes K.B (29) dhe S.R(26) nga njëra anë dhe N.A (46) dhe J.A (41) nga ana tjetër, të gjithë nga Tetova. Punohet në pastrimin e rastit, informojnë nga SPB- Tetovë.
Të involvuarit do të përballen me kallëzim penal për prishje të rendit dhe qetësisë.