Terapistja Eshli Ines konsideron se pas dhjetë viteve martesë. i njeh shumë mirë të gjitha situatat e pakëndshme në të cilat çiftet martesore mund të gjenden. Karriera, fëmijët, përgjegjësitë, hobit… janë vetëm disa nga temat që përmenden në çdo shtëpi. Por, ajo beson se vetëm një fjali mund t’i zgjidhë të gjitha problemet dhe zënkat.
“Herën e fundit kur u zura me burrin tim ishte për shkak të vendimeve të tija rreth karrierës dhe si ato vendime ndikuan ndaj meje dhe fëmijëve tanë. E tërë ajo paraqiste presion tejet të madh ndaj të dyve, kështu që ramë në kurthin e akuzave ndaj njëri-tjetrit për gjithçka të mundshme”, tregon Ines.
Siç ndodhë zakonisht, zënka ishte ashpërsuar gjithnjë e më tepër. Por, ajo së pari e ka ndaluar vrullin e bisedës, kështu që e tëra është ndërprerë kur ajo ka thënë: “Hej, jemi në anën e njejtë!”.
“ATo janë fjalë të cilat automatikisht ju nxjerrin nga zënka dhe ju përkujtojnë se personi para jush nuk është armiku juaj, por tërësisht e kundërta – jeni në “ekipin e njejtë”. Atëherë mund të fokusoheni në dëgjim, kompromise dhe zgjidhje që do ta përmirësojnë situatën”, tha Ines.
Sipas “Hafington post”, me atë dakordohen edhe psikologë të tjerë, kolegë të saj.
“Shumë shpesh, moskuptimet e vogla shndërrohen në zënka të mëdha dhe paraqesin probleme të mëdha në komunikim. Prandaj është me rëndësi të përdorni fjalë të këtilla, të dëgjoni dhe t’i thoni partnerit tuaj se cili është problemi”, konsideron Xhenifer Çapel Marsh, gjithashtu terapiste.