Duket se aludimet e shumta për një konflikt mes Meghan Markle dhe Kate Middelton janë të vërteta. Sipas “Dailymail” mes Dukeshave kas pasur një bisedë mjaft të tensionuar disa kohë më parë.
Kate ka qenë tejet e mërzitur për faktin se Meghan ka ofenduar një pjesëtar të stafit të saj, disa ditë para dasmës mbretërore në Windsor. Dukesha e Cambridge e ka cilësuar sjelljen e Meghan si të papranueshme.
“Ai është stafi im dhe unë komunikoj me ta” i është drejtuar Kate nuses së re. Madje sipas burimeve, Kate është prekur aq shumë nga kjo situatë sa ka shpërthyer në lot gjatë provës së fustanit të nusërisë, në muajin maj.
Sipas “Dailymail”, jo vetëm Kate por i gjithë Pallati Mbretëror nuk është aspak dakord me natyrën e vrazhdë dhe personalitetin autoritar të Meghan Markle.