Arbër Zeneli është padyshim një nga futbollistët me origjinë shqiptare që po bën mjaft mirë në arenën ndërkombëtare. Lojtari i Heerenven kaloi në avantazh skuadrën e tij ndaj FC Emmen me një supergol. Goditje dënimi në një distancë 20 e kusur metrash nga porta, pozicion diagonal.
Portieri i ekipit kundërshtar u vendos keq dhe priste një kros. Lojtari të Përfaqësueses së Kosovës nuk mund t’i shpëtonte ky moment dhe e dërgon topin direkt drejt portës duke kaluar në avantazh ekipin e tij në minutën e 30′ për 1-0. Rrjeta e tij të kujton golin e legjendës së futbolli Ronaldinjo, në botërorin e 2002 kundër Anglisë.
Wat.Een.Goal #zeneli #heeemm 🤙🏻 pic.twitter.com/XryJn7ptB9
— Brianskie (@Manon_en_Brian) November 4, 2018