Shkup, 16 korrik – Deputeti Fadil Zendeli nga Besa konsideron se duhet të ketë zgjidhje juridike të rastit “Reket”, sepse sipas tij, ky është një nga parakushtet për procesin eurointregrues të vendit, transmeton Koha.mk
Në deklaratën e sotme Zendeli tha se partia e tij e ka mbështetë PSP-në dhe se edhe më tej vazhdon ta mbështesë, por se situata akoma më shumë komplikohet pas asaj që dje u zbardh në opinion.
“Megjithatë, duhet të gjendet mënyrë si PSP-ja të vazhdojë të funksionojë, me prokurorë të rinj që janë dëshmuar se janë të pavarur në punën e tyre”, tha deputeti. Por, sipas tij, misioni nga themelimi i PSP-së duhet të vazhdojë. (koha.mk)