Shkup, 26 shkurt – Nuk ka problem në shumicën qeveritare, deklaroi deputeti i Lëvizjes BESA dhe një nga nënkryetarët e Kuvendit, Fadil Zendeli.
Ai deklaroi se problem ka në grupin e deputetëve të BDI-së dhe konsideron se partia duhet në një afat logjik të gjejë zgjidhje për të.
Deputeti potencoi se Lëvizja BESA ka vërejtje për shpërndarjen e projekteve nga kultura dhe se ministrja e Kulturës, Irena Stefoska, nuk është konsultuar me zëvendës ministrin e Kulturës lidhur me to. Ata kërkojnë nga kryeministri rishpërndarje të mjeteve për përkrahje të projekteve në sferën e kulturës.