Shkup, 10 nëntor – Ashtu siç ishte paralajmëruar, para sfidës së sotme me Vardarin, Suat Zendeli i dha fund futbollit aktiv, duke u përshëndetur me tifozët në shkallët e stadiumit në Çair, aty ku e filloi karrierën e tij si portier”, bën të ditur gazeta KOHA.
Pas ceremonisë të cilën e kishte organizuar FC Shkupi, Zendeli përshëndeti tifozët, derisa ky moment e emocioni atë, duke mos mundur ti ndalë as lotët.
Ndryshe, nga klubi bardhekaltër njoftuan se Zendeli do të mbetet pjesë e Shkupit deri në përfundim të sezonit vjeshtor, ndërsa më pas do të ketë dhe bisedime shtesë me kryesinë nëse do të ketë ndonjë angazhim tjetër në klub. (foto.ffm.mk)