Është mbyllur gara e parë e F3 që po zhvillohet në Spielberg të Austrisë, ndërsa paraqitje të mirë ka pasur shqiptari i vetëm në këto gara Lirim Zendeli, njofton Albsport.mk, përcjellë gazeta Koha.
Edhe pse shqiptaringa Shkupi garën e nisi si i dyti dhe në fillim arriti që të tejkalon pilotin që ishte i pari Fernadez, por më pas si duket bolidi i tij Trident nuk e pati forzën e mjaftueshme për të qëndruar gjatë 24 gjirove në mesin e tre më të mirëve.
Por gjithsesi ky është një paralajmërim se Lirim Zendeli në këtë sezon do të jetë në mesin e pilotëve më të mirë dhe se me disa përmirësime të vogla në bolidin e tij, do të ketë përmirësime dukshëm më të mira.
Pas 24 gjitovë në garën e parë të sezonit, Zendeli e mbylli garën në pozitën e pestë, që është suksesi i tij më i mirë në vitin e dytë të kësaj kategorie.
Gara e radhës për Zendelin është nesër, që do të fillojë në orën 9:15 minuta.
Përndryshe në pozitën e parë garën e sotme e mbylli Piastri i Prema Racing, i dyti ishte Sargeant gjithashtu nga Prema Racing, ndërsa në pozitën e tretë Peroni i Campos Racing.
https://www.facebook.com/802831f1-3551-4b42-ab58-f2f8925d03d2