Sezoni i ri në Formula 3 fillon sot, ndërsa këtë sezonë do të jetë i veçantë edhe për të gjithë shqiptarët, pasi edhe këtë sezon do të kemi pilotin e parë shqiptar, shkupjanin Lirim Zendeli, i cili e përfaqëson shtetit Gjerman, por tani me një sponsor dhe menaxher shqiptar, njofton Albsport.mk, përcjellë gazeta Koha.
Është Sali Ajdini dhe kompania e tij e suksesshme “Ajdini Spedition”, që do të zbukurojë si bolidin e tij, ashtu edhe helmetën.
Lirim Zendeli i cili këtë sezon do të drejtoj timonin e Trident, dje kishte ditën kur edhe siguroi pozitën e dytë me vetëm, 0.016 më pas se Sebastián Fernández nga ART Grand Prix, nga edhe do të startoj në garën e sotme që fillon në ora10:25, ndërsa gara e dytë është të dielën në ora 09:45.
Zendeli ka folur në konferencë para medieve që e organizon FIA Formula 3, ku mes tjerash është shprehur.
“Unë as nuk e njoh veten! E dija që isha P1 për një kohë të gjatë dhe prisja mesazhin, dhe është një ndjenjë e shkëlqyeshme të jem P2 padyshim, ta fillosh sezonin si ky, por poli do të kishte qenë edhe më i mirë. Red Bull Ring nuk ka qenë asnjëherë një shteg ku nuk mund të tejkaloni, kështu që do ta bëj këtë sot. Do të thosha që është hera e parë që do të filloj nga rreshti i parë duke filluar garën e parë. Viti i kaluar shkoi shumë mirë për mua. E di mirë rrugën dhe e di se çfarë duhet të bëj nesër. Po e pres me padurim.
Të shpresojmë në paraqitje sa më të mirë të Zendelit nesër në garën e tij të parë të këtij sezoni, duke gëzuar miliona shqiptarë anembanë botës.