Ish futbollisti i Tottenhamit, David Ginola, ka kujtuar momente dramatike kur zemra i kishte pushuar së rrahuri, gjatë një ndeshje bamirësie në jug të Francës. Tashmë 50 vjeç, ai e përbirë gjuhën, ndërsa rrugës për në spital mjekët kishin përdorur aparaturën e elektro-shokut, derisa shokët e tij po e shikonin horronin. Një vit pasi shpëtoi mrekullisht, ai ka rrëfyer gjithë ngjarjen kur pësoi sulm në zemër, pas të cilit iu nënshtrua ndërhyrjes në zemër, përcjellë Gazeta Metro.
“E e gëlltita gjuhën dhe shokët luftuan për të ma nxjerrë. Sikush e thirri shërbimin emergjent dhe morrin këshillën e parë: Harrojeni gjuhën, ai është i vdekur, zemra nuk i rrahë, duhet ti bëni pompa në gjoks”.
Pas kësaj, Ginola ishte dërguar në spitalin e zemrës në Monaco, ku iu nënshtrua një operacioni 6 orësh. Për shkak se truri i kishte mbetur gjatë kohë pa oksigjen, mjekët kishin paralajmëruar se Ginola mund të mbeste me pasoja, dhe të mos arrinte të flasë përsëri. Mirëpo, më shumë se një vit pas ngjarjes, ai tashmë e tregoi vetë rrëfimin pabesueshëm.
“E pye veten përse e meritova një shans të dytë. Tani jam shumë i i ndjeshëm, më filozofik. Nuk i fsheh më ndjenjat. Ndjehem shumë i lumtur, sikur jam këtë për një arsye”, u shpreh në fund ai.