Në vend se të festonte golin e fitores së Real Madridit kundër Levantes, Gareth Bale shfaqi zemërimin e tij duke e shtyrë anash Lucas Vazquezin dhe duke ikur nga bashkëlojtarët, por u konfrontua nga Luka Modric. Festimi i vetëm që ai bëri me bashkëlojtarët e tij ishte shtrëngimi i duarve derisa po kthehej në mesin e fushës, pasi realizoi për 2:1 nga penalltia, transmeton Gazeta Express, përcjell gazeta KOHA.
Bale vrapoi në pjesën e fushës së skuadrës së tij sikur goli nuk ishte aq i vlefshëm sa për ta festuar, madje duke i shmangur edhe bashkëlojtarët që po e uronin. Sipas mediave spanjolle, Bale reagoi në atë mënyrë duke e shfaqur zemërimin me rolin e ri në skuadër dhe për faktin se ai nuk ishte zëvendësimi i parë që Santiago Solari e bëri.
Ky ishte goli i 13-të i Bale këtë sezon, i shtati në La Liga.
https://www.youtube.com/watch?v=IA850VNzVJw