Futbollisti i shpallur pak ditë më parë si më i mirë në botë, Ronaldo, vazhdon duke u solidarizuar me ngjarjet e tmerrshme që po prekin botë.
Cristiano, jo rrallëherë ka ofruar përkrahje materiale për tragjeditë që kanë përfshirë botën. Së fundi ai ka bërë një gjest të madh duke i bërë nderime një tifozi të ri, që humbi jetën në tërmetin që goditi Meksikon ne muajin e kaluar. Ronaldo ka ftuar familjarët e këtij tifozi në ‘Santiago Bernabeu’ dhe i ka takuar, shkruan Gazeta Metro
Santiago i vogël, një tifoz i madh i Ronaldos dhe Realit, nëna e tij ia kishte shpjeguar përmes një letre emocionuese në “Twitter”, dy ditë pas tragjedisë dhe pikërisht ditën kur Santiago do të kishte mbushur 7 vjeç.