Burri dhe gruaja ishin ulur në divan duke parë televizorin kur ajo thotë: “Jam e lodhur, është vonë, po mendoj të shkoj në shtrat”… e ndërkohë shkoi në kuzhinë për të bërë gati ushqimin për të nesërmen.
Sistemoi gjërat e mëngjesit, nxori mishin nga frigoriferi për darkën e nesërme, kontrolloi kutinë e drithërave, mbushi tasin e sheqerit, vendosi lugë gjelle dhe peceta në tryezë për mëngjesin e ardhshëm.
Pastaj vendosi rrobat e lagura në tharëse, rrobat në makinë larëse, hekurosi një këmishë dhe i qepi një kopsë, mori lojërat e mbetura të fëmjëve në tavolinë dhe ujiti lulet.
Ajo shkon për t’u shtrirë dhe kur shkon në dhomën e gjumit, ndalet në tavolinë dhe numëron paratë që i duhet për nesër, nxjerr një libër shënimesh dhe shton tre gjëra në listën e gjërave urgjente për të bërë.
Shkon në banjë, lan fytyrën, dhëmbët, vendos kremin anti-rrudhë, lan duart, kontrollon thonjtë dhe vendos peshqirin në vend.
“Mendova se shkove në shtrat” – i drejtohet bashkëshorti i saj!!!
“Po shkoj”, – i thotë ajo. Kontrollon dhe mbyll dyert, fik dritën.
U hedh një sy dhomës së fëmijëve, merr një triko të lënë në tokë, vendos çorapet e shpërndara tek-tek në koshin e të palarave dhe bisedon pak me njërin prej fëmijëve që ende po bënte detyrat e shtëpisë.
… Më në fund në dhomën e saj. Bën gati rrobat dhe këpucët për të nesërmen, vesh fustanin e gjumit, programon orën me zile dhe më në fund shtrihet në krevat.
Në atë moment, burri fik televizorin dhe thotë: “Po shkoj në shtrat”. Ai shkon në banjë, kryen nevojat personale, gërvisht me gisht faqen duke u parë në pasqyrë dhe mendon: ‘Duhet të rruhem për nesër’… dhe pa e menduar shumë gjatë shkon për të fjetur.
Asgjë e çuditshme, a nuk mendoni?
Tani pyesni veten pse gratë jetojnë më gjatë!!! Sepse ato janë bërë për udhëtime të gjata (dhe ato nuk mund të vdesin sepse kanë shumë gjëra për të bërë më parë).
/Revista Psikologji